
Një person ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 tetor, ndërsa viktima ka ndërruar jetë me 5 nëntor
Viktima është një mashkull, shtetas i Kosovës, i cili, pavarësisht trajtimit në institucionin shëndetësor, nuk ka arritur të mbijetojë
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKUK-së, ndërsa për rastin janë njoftuar organet kompetente.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin dhe moshën e viktimës, as rrethanat që çuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Gjithashtu, nuk është sqaruar nëse personi vuante nga ndonjë sëmundje apo nëse gjendja e rëndë kishte ardhur si pasojë e ndonjë incidenti.
Rezultatet e obduksionit pritet të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
Ra sti është përfshirë në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës, ndërsa për momentin nuk janë dhënë in fo rm aci one të tjera.
Burimi: Policia e Kosovës / Klan Kosova. LEXO ME SHUM NE WEPIN TONE















