
Një tjetër histori suksesi vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku profesorja shqiptare Eralda Lameborshi është shpallur fituese e bursës prestigjioze Fulbright U.S. Scholar Award, një nga programet më të njohura akademike në botë.
E lindur dhe rritur në një qytet të vogël malor në Shqipëri, Eralda emigroi në SHBA në moshën 17-vjeçare si studente shkëmbimi. Ajo vazhdoi studimet universitare në Amerikë, duke përfunduar diplomën në Shkenca Kompjuterike, më pas masterin në Gjuhë Angleze dhe doktoraturën në Letërsi Angleze.
Sot ajo është pedagoge në East Texas A&M University, ku ligjëron letërsinë botërore.
Falë bursës Fulbright, Eralda do të zhvillojë një projekt kërkimor tetëmujor në Kosovë, ku do të bashkëpunojë me Universitetin e Prishtinës për të studiuar historinë kulturore të vendit, letërsinë, filmin dhe ndikimin që ka pasur e kaluara historike në identitetin kulturor të rajonit.
Përveç kërkimit shkencor, ajo synon të shkruajë një libër mbi kinemanë kosovare dhe të krijojë ura bashkëpunimi mes Kosovës dhe diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Historia e Eralda Lameborshit është një tjetër dëshmi se talenti, përkushtimi dhe puna e palodhur mund ta çojnë një shqiptare nga një qytet i vogël drejt një prej vlerësimeve më prestigjioze aka de mike në bo të. mar nga revista ora















