JETË/STILKULTURËLAJME

Kush tjetër mund ta bëje këtë përveç popullit shaiptarë?

ÇFARË THA FAN NOLI!?
Fan S. Noli:
Nëse vëllazeria përcaktohet nëpërmjet fesë, a i bie që, nëse sot jam musliman, vellezër kam Turqit dhe Arabët!?
Nëse nesër jam: katolik, vëllezër kam italianët!?
Nëse pasnesër jam ortodoks, vëIlezër kam Serbët dhe Grekët!?
Dhe po të bëhem budist, kam vëllezer kinezët!?
Ç’është kjo vëllazëri që paska mundësi të ndërrosh vellezërit brenda disa ditëve?
Aleancë me të gjithë për të mirën e mëmëdheut, por fundja secili në oborr të vetë!
Shaiptari ka vëlla vetëm shqiptarin, pa dallim feje e krahine!
Populli shqiptarë nuk e formoi kombin e vetë siç bënë boshnjakët, të cilët, e formuan kombin e tyre mbi fenë Islame.
Siç benë Serbët dhe Grekët, të cilët, e formuan kombin e tyre mbi fenë Krishtere/Ortodokse.
Dhe Italianët mbi fenë Krishtere/Katolike!
Që të gjithë këta kanë një fe unike dhe nëse nuk i takon asaj feje e përjashtojnë vëllaun e tyre nga Etnia.
Pra, për dallim nga të gjithë këto kombe, ne kemi tjetër format.
Populli shaiptar e formoi kombin mbi Shqiptarinë!
Ne nuk e përjashtojmë nga etnia asnjë shqiptarë pa dallim feje, për ne janë vëllezër që të gjithë shaiptarët dhe kjo është një pasuri kombëtare e popullit tonë.
Ngjyrat kuq e zi ka të drejtë t’i mbajë secili shqiptarë. Dhe kurora jonë është shqiponja që i rri secilit shqiptarë mbi kokë.
Pranojmë secilën fe brenda kësaj ombrelle të shqiptarisë dhe nuk përjashtojmë asnjë.
Kush tjetër mund ta bëje këtë përveç popullit shaiptarë?
Mbi të gjitha vlerat gëndron Shqipëria!
Përmbi Shqipërine vetëm Perëndia!
Kategoritë: JETË/STIL, KULTURË, LAJME

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar