LAJMEPolitikëShowbiz

Rrëfehet 22-vjeçarja që u bë simbol i protestës

Rrëfehet 22-vjeçarja që u bë simbol i protestës

Samanda Toçka vjen në Grida Duma Podcast me një rrëfim të ndjerë për familjen e shpërndarë

nëpër botë, vështirësitë ekonomike dhe zhgënjimin e një brezi që kërkon

të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri.

“Ne nuk duam të djegim asgjë! Ne nuk na kanë dëgjuar!”, shprehet Samanda,

duke shpjeguar mes lotësh revoltën e të rinjve që protestojnë për më shumë mundësi dhe një jetë më të mirë.

Vetëm 22 vjeçe, ajo tregon vështirësitë për të përballuar jetesën në Tiranë, ku nga një pagë prej 500 mijë lekësh të vjetra, 400 mijë i shkojnë për qiranë. “Punoj shtatë ditë në javë! Nuk takoja dot familjen”, rrëfen ajo, ndërsa shtron pyetjen se si mund të blejë një apartament një i ri me këto të ardhura.

Samanda flet edhe për zhgënjimin pas përpjekjeve për të gjetur punë në administratë, ku, sipas saj, njohjet personale shpesh duket se vlejnë më shumë se diploma.

“Jam 22 vjeç, nuk e di si formohet një qeveri! Asgjë nuk është e padukshme!”, thotë ajo, duke përcjellë mesazhin e një brezi që kërkon të dëgjohet.

Një rrëfim përtej protestës, për ëndrrat e parealizuara, familjen dhe dëshirën për të mos u detyruar të largohesh nga vendi yt.

Kategoritë: LAJME, Politikë, Showbiz

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar