AKTUALITETJETË/STILLAJME

NDIHMO ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN KUNDËR LEUKEMISË

NDIHMO ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN KUNDËR LEUKEMISË

NDIHMË URGJENTE PËR ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN KUNDËR LEUKEMISË!

Endrit Azemi, 20 vjeç, është diagnostikuar me Leukemi Limfoblastike Akute të qelizave B (B-ALL, CD19-pozitive) dhe ka nevojë urgjente për mbështetjen tonë. Pas dërgimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit mjekësor nga Kosova, spitali Acıbadem në Turqi na ka dërguar planin zyrtar të trajtimit dhe vlerësimin e kostos, e cila arrin në 253.770 mijë euro. Kjo është një barrë jashtëzakonisht e rëndë financiare për familjen e tij.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet një shpresë e madhe për Endritin dhe familjen e tij. Le të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë mundësinë të vazhdojë luftën për jetën. ❤️

Mos qëndro indiferent! Ndihmo sa të kesh mundësi dhe shpërndaje këtë thirrje, sepse edhe një shpërndarje mund të bëjë ndryshimin. Së bashku për Endritin! Çdo ndihmë ka rëndësi.

Një thirrje për ndihmë dhe solidaritet po bëhet për 20-vjeçarin Endrit Azemi, i cili është diagnostikuar me Leukemi Limfoblastike Akute të qelizave B (B-ALL, CD19-pozitive).
Endriti po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore dhe ka nevojë urgjente për trajtim të specializuar jashtë vendit.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit mjekësor të dërguar nga Kosova, spitali Acıbadem në Turqi ka përgatitur planin zyrtar të trajtimit, kostoja e të cilit arrin në 253 mijë e 770 euro.
Kjo shumë paraqet një barrë të jashtëzakonshme financiare për familjen, e cila tashmë u është drejtuar qytetarëve për ndihmë.
Për këtë arsye, është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve përmes platformës GoFundMe, ku secili mund të kontribuojë sipas mundësive.
Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë Endritin, mund ta bëjnë këtë përmes linkut: https://gofund.me/815f8696f
Kategoritë: AKTUALITET, JETË/STIL, LAJME

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar