AKTUALITETLAJMERAJON

“Gërdeci”shtyhet seanca për javën e ardhshme, pritet dëshmia

Në procesin gjyqësor për dosjen “Gërdeci”, ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka nisur pyetja e dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja. I pari që dëshmoi ishte ish-zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Agim Lala.

Seanca u shoqërua me debate, pasi avokatët kërkuan që fillimisht të përfundonte pyetja e dëshmitarëve të thirrur nga SPAK. Prokuroria bëri me dije se dëshmitarja Anjola Agolli nuk ishte gjetur.

Gjatë dëshmisë së tij, Agim Lala deklaroi se ministri i Mbrojtjes nuk merrej me çështje teknike si kalibrat dhe procedurat e demontimit. Ai u shpreh gjithashtu se kostot e transportit ishin mbuluar nga shteti, në përputhje me dispozitat ligjore të kohës.

Lala foli edhe për dy urdhra lidhur me barutin, njëri për asgjësimin e tij në natyrë dhe tjetri për vendosjen në kontenierë, duke sqaruar se këto urdhra jepeshin nga ish-shefi i Shtabit, Luan Hoxha.

I pyetur për largimin nga detyra, Lala deklaroi se kishte paraqitur dorëheqjen te ministri, por ajo nuk ishte pranuar. Sipas tij, arsyeja lidhej me marrëdhëniet që kishte me shefin e Shtabit.

Në për fundim, seanca u shty për javën e ardhshme, kur pritet të dëgjohen edhe katër dëshmitarët e radhës.

ma r nga ora ne ws na ndiqni hap pas hapi per te reja

Kategoritë: AKTUALITET, LAJME, RAJON

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar