AKTUALITETKOSOVALAJME

Në jetë reale ajo femër të zhgënjen! Pas deklaratës së Ori Nebiajt, Arbana Osmani i kthehet “flakë për flakë”

Në jetë reale ajo femër të zhgënjen! Pas deklaratës së Ori Nebiajt, Arbana Osmani i kthehet “flakë për flakë”

Një mesazh i publikuar nga Arbana Osmani në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen, pasi vjen menjëherë pas deklaratës së Ori Nebiajt, e cila shprehu publikisht zhgënjimin ndaj moderatores.

Ndonëse Arbana nuk ka përmendur asnjë emër dhe nuk ka konfirmuar se postimi i drejtohet ish-koleges së saj, koha e publikimit ka bërë që mesazhi të interpretohet si një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Nebiajt. Shkëndija e kësaj situate u ndez në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Ori Nebiaj ishte e ftuar në një bisedë me Jonida Maliqin. Gjatë diskutimit, ajo u pyet për personazhe të njohur që, sipas saj, shfaqin një imazh në ekran, por kanë një tjetër sjellje jashtë kamerave.

Në këtë kontekst, Nebiaj përmendi drejtpërdrejt Arbana Osmanin, duke mos e fshehur zhgënjimin e saj ndaj moderatores.

“Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, deklaroi Ori Nebiaj.

Pas kësaj deklarate, postimi i Arbanës ka shtuar pikëpyetjet mbi raportin mes dy moderatoreve. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse mesazhi ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Orit apo një reflektim për një situatë tjetër personale.

Kategoritë: AKTUALITET, KOSOVA, LAJME

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar