Kronikë

Lajme dhe ngjarje nga kronika, çështje policore, hetime, drejtësi dhe zhvillime të tjera me interes publik.

“Videot e Adi Hilës janë lule”/ Sali Berisha pl*s “b*mbën”: Ja çfarë zbuloi për ministrat e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, duke pretenduar se ekzistojnë video komprometuese të Ergys Agasit me përfaqësues të mazhorancës. Gjatë fjalës së tij, Berisha iu referua edhe videove private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, duke deklaruar se materialet që pretendon…

Dy ditë luftë me flakët në Kukës! Rreth 50 hektarë shkurre dhe ferra të përfshira nga zjarri

Zjarret vijojnë prej dy ditësh në disa zona malore të Kukësit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse, banorët dhe forca të tjera operacionale po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien e tyre nën kontroll. Një nga vatrat më problematike është në fshatin Kollovoz, ku terreni i vështirë malor po pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Sipas të dhënave paraprake, nga flakët janë përfshirë rreth 50…

LAJM I FUNDIT/ SPAK dhe BKH aksion në Elbasan, shoqërohet Leli Kaja

SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion në Elbasan gjatë ditës së sotme. Mësohet se është shoqëruar në komisariat Leli Kaja. Ai është vënë në pranga, në kuadër të hetimeve për menaxhimin e mbetjeve dhe marrëdhëniet e kompanisë që drejton me bashkitë e qarkut. Vijon

Autobusi me turistë përfshihet nga flakët në hyrje të tunelit të Elbasanit

Një autobus me turistë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Elbasanit. Për shkak të incidentit, qarkullimi në këtë aks është bllokuar përkohësisht, ndërsa turistët që ndodheshin në autobus janë detyruar të zbresin nga mjeti. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka persona të lënduar. Ndërkohë, në vendngjarje po punohet për shuarjen e…

E zuri rryma elektrike teksa nxirrte ujin nga varka, humb jetën 28-vjeçari në Durrës

Një 28-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Durrës, pasi u godit nga rryma elektrike gjatë kohës që po punonte në një varkë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, ku i riu, me inicialet A. R. dhe me origjinë nga Filipinet, ishte duke kryer punën e tij për llogari të një firme private. Sipas të dhënave paraprake të policisë,…

Vodhi makinën dhe përplasi katër automjete, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se kishte vjedhur një automjet në Tepelenë dhe, gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë në Durrës, përplasi katër automjete. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën “Pavarësia”, ku shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh konstatuan një automjet pa targa dhe me xhama të zinj, i cili lëvizte në mënyrë të rrezikshme. Policia…