AKTUALITETLAJMEPolitikë

SPAK pranon kallëzimin ndaj Ramës dhe KKT-së, nis hetimin për resortet

SPAK ka regjistruar procedim penal mbi bazën e kallëzimit që një grup ekspertësh dhe protestuesish depozituan më 12 gusht ndaj kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të përfshira në projektet turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta

Në një shkresë me datë 6 nëntor, nënshkruar nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, prokuroria u konfirmon kallëzuesve se procedimi penal nr. 97 është regjistruar më 10 shtator 2026 dhe ndodhet “në hetim”.

Kallëzimi mbështetet kryesisht në hetimet e Citizens: “The Albanian Files”, harta e resorteve mbi zonat e mbrojtura, dhe “Dosjet e KKT-së”, baza e të dhënave me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit, publikuar në platformën whoownsthealbaniancoast.com. Të tre projektet në fokus janë dokumentuar më parë nga Citizens.

“Dokumentet, e zeza mbi të bardhë, janë mënyra e vetme për ta rrëzuar gjithë këtë zhvillim të gabuar të territorit”, thotë për Citizens.al arkitektja Entela Spahivogli, nismëtare e kallëzimit. Sipas saj, kallëzimi është përkthimi në gjuhë ligjore i revoltës që shpërtheu në Zvërnec dhe e kanë nënshkruar të gjitha grupet e protestës, “pavarësisht ndasive”. Ajo pret që SPAK t’i shqyrtojë projektet një nga një, duke nisur nga “ai që firmos, kryetari i KKT-së, që është Kryeministri”.

Deri tani kallëzime të tilla kanë përfunduar me mosfillim. Kjo do të thotë se nën hetim janë Rama dhe i gjithë zinxhiri vendimmarrës i KKT-së që ka vendosur për tre projektet.

Nga sheshi në SPAK

Kategoritë: AKTUALITET, LAJME, Politikë

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar