
Moderatori i njohur Ledion Liço ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një publikimi në Instagram, në një kohë kur protestat e studentëve në Tiranë dhe përplasjet me policinë po mbajnë në fokus zhvillimet në vend.
Prezantuesi i “Big Brother VIP Albania” ka shpërndarë një sekuencë nga filmi i famshëm “Shutter Island”, ku luan aktori hollivudian Leonardo DiCaprio.
Në video dëgjohet një prej dialogëve më të njohur të filmit, i cili ngre një dilemë të fortë mbi moralin dhe natyrën njerëzore: “Çfarë do të ishte më keq: të jetosh si përbindësh apo të vdesësh si njeri i mirë?”
Mesazhi ka marrë vëmendje për shkak të momentit kur është publikuar, teksa protestat e studentëve dhe reagimet ndaj veprimeve të policisë vijojnë të jenë temë e diskutimeve publike.
Përzgjedhja e kësaj skene mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, duke nxitur pikëpyetje nëse moderatori synonte të përcillte një mesazh të tërthortë për situatën aktuale në Shqipëri.
Megjithatë, Ledion Liço nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për publikimin dhe nuk ka konfirmuar se ai lidhet me protestat apo me ndonjë figurë politike.
Për momentin, kuptimi i postimit mbetet i hapur për interpretim. la jm la jm la jm la jm la jm la jm la jm
nga https://dardanianews.com














