AKTUALITETKOSOVALAJME

Kjo është Afërdita që kërkoi ndihmë nga Donika Gërvalla por ajo nuk i përgjigjet

Me 26 tetor të vitit 2023 zyrtarja e Konsullatës së Kosovës në Shtutgart të Gjermanisë, Afërdita Fazliu, ishte kërcënuar dhe sulmuar verbalisht nga kolegu i saj, shoferi i Ambasadës Xhemali Luta.

Për shkak se Afërdita është shtetase gjermane, me 23 janar 2024 Gjykata Themelore në Shtutgart vendos masë mbrojtëse për të, duke urdhëruar kërcënuesin Luta që në diametër prej 100 metra të mos qëndroj afër banesës së Afërditës…

Të mos vizitojë vendin në të cilin qëndron rregullisht ajo: Vendin e punës se saj dhe atë në katin e parë të ndërtesës së Konsullatës së Republikës së Kosovës në Johanes-shtrase Shtutgart.

Lutës i ndalohet edhe çfarëdo komunikimi me Afërditën, por ai e shkelë vendimin menjëherë.

Prandaj Afërdita 6 ditë pas vendimit, për këtë shkelje ju shkruan udhëheqësve të Konsullatës… dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo aty ju tregon për krejt çfarë kishte ndodhur, për kërcënimin, dhunën verbale dhe për shkeljen e vendimit të gjykatës gjermane nga kërcënuesi.

Afërdita nuk merr asnjë përgjigje prapa. As nga Donika Gërvalla të cilën e njofton për gjithçka.

Nuk merr përgjigje nga Gërvalla e cila në rastin e Arlinda Zekajt tha se e ndjera do të duhej t’i drejtohej qeverisë.

“Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe s’ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht, Arlinda nuk i është drejtuar Qeverisë. Ndoshta, nëse do t’i ishte drejuar Qeverisë, ndoshta do të kishte pasur angazhim”. Kishte thene Gervalla.

E ja ku është një grua që jo veçse i është drejtuar qeverisë, por i është drejtuar asaj vetë, Donika Gërvallës. Dhe kurrë s’ka marrë përgjigje prapa.

Donika Gërvalla nuk ka intervenuar jo për ndonjë grua që po përjeton dhunë diku në Kosovë, por për një grua që zyrtarisht është punëtore e saj në konsullatën e Kosovës në Gjermani.

Madje, e kundërta. U veprua në dëm të Afërditës.

Kur ajo prapë e lajmëron shoferin në policinë gjermane, në vend të ndihmës i vjen një tjetër kërcënim, tash nga vetë Ambasadori i Kosovës në Gjermani.

Nga zyra e ambasadës në Berlin, ambasadori Faruk Ajeti i thotë Afërditës: “A je në dijen që e ke paditur shtetin e Kosovës?”.

Pra, qeveria e Kosovës jo që nuk e ndihmon viktimën, punëtoren e vet, siç tha Gërvalla publikisht, por rreshtohet me kërcënuesin dhe vendoset kundër viktimës.

Rëndohet akoma, kur zyrtari për sinjalizim brenda ministrisë njoftohet me rastin nga Afërdita, Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë urdhëron inicimin e një procedure disiplinore ndaj Xhemali Lutës.

Kërkohet formimi i një komisioni që të marrë vendim urgjent për shoferin i cili përveçse kërcënues dëmtonte rëndë edhe vetë reputacionin e shtetit para organeve gjermane, por – besoni ose jo – nuk ndodhë asgjë.

Komisioni nuk themelohet, asnjë vendim nuk merret.

Shoferi kërcënues vazhdon punën i pabezidisur derisa Afërdita detyrohet të largohet në pushim mjekësor dhe institucionet shëndetësore në Gjermani konfirmojnë gjendje të renduar të saj.

Por, ky rast konfirmon edhe mashtrimin publik që provojë ta bëjë Gërvalla duke provuar shfajësimin e saj.

Derisa kuptohet se Donika Gërvalla jo që nuk mbron qytetaret e Kosovës po ju drejtuan, por as vetë punonjëset e saj.

Kategoritë: AKTUALITET, KOSOVA, LAJME

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar