AKTUALITETLAJME

Familja Isaku hap dyert e mortit, Enesi 16 vjeçar përcillet sot në banesën e fundit, shakaja në lokalin e gjyshit që i humbi jetën (FOTO) – PETRAVU

Enesi 16 vjeçar do të përcillët këtë të hënë për në banesën e fundit,

mes dhimbjes së pamasë së familjes Isaku, miqve dhe shokëve të shumtë që janë të tronditur

nga vdekja e parakohshme e tij. Ai punonte si kamarier në fundjavë

dhe ndërroi jetë në vendin e punës.

Enes Isaku, 16 vjeç dhe kamarieri tjetër Endri Stafuka 26 vjeç, kanë qenë duke luajtur në një nga katet e sipërme të lokalit të dasmave “AV Wedding Center”, kur Stafuka e ka shtyrë Isakun brenda në ashensor dhe ka shtypur katin 1.

Dy të rinjtë ishin duke bërë shaka që njëri të zbriste në katin e parë dhe tjetri të mbetej sipër. Por fatkeqësisht, ky moment loje mes dy kolegëve, është shndërruar në tragjedi.

Sapo dera është mbyllur, me 16 vjeçarin që ndodhej brenda tij, kavoja është shkëputur dhe ashensori është përplasur në katin 0. Si pasojë, kamarieri Enes Isaku ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Raportohet se nga shkëputja e menjëhershme e kavove të ashensorit, është rrezikuar dhe vetë kamarieri 26 vjeçar Endri Stafuka. Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë dhe akuzohet për “Vrasje nga pakujdesia”.

Ndërkohë, rezulton se pak momente para tragjedisë që i mori jetën 16 vjeçarit Enes Isaku, me ashensor sapo ishte ngjitur deri në katin e sipërm vetë pronari Afrim Vathi. Kamarieri që humbi jetën, ishte nipi i tij.

Kategoritë: AKTUALITET, LAJME

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar