
Deputetja socialiste Sara Mile thirret në SPAK, çfarë po hetohet?
Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mile, është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas informacioneve paraprake, deputetja është kërkuar nga organi i posaçëm i hetimit për të dhënë shpjegime, ndërsa deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyen e kësaj thirrjeje.
Mbetet e paqartë nëse Sara Mile është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të caktuara, apo në kuadër të një çështjeje konkrete që po hetohet nga SPAK. Po ashtu, nuk ka të dhëna zyrtare nëse thirrja lidhet me ndonjë procedim penal apo hetim të mëparshëm.
Sara Mile përfaqëson Partinë Socialiste në Kuvend për qarkun e Elbasanit. Thirrja e saj në Prokurorinë e Posaçme vjen në një kohë kur SPAK vijon hetimet për çështje që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar
Pritet që në vijim të mësohen më shumë detaje mbi arsyen e paraqitjes së deputetes në SPAK, si dhe nëse ajo do të japë shpjegime për një çështje të caktuar që po trajtohet nga prokurorët e posaçëm e Shqipris















