LAJMEShowbiz

Roza Lati zbulon pse refuzoi Ferma VIP me të ëmën, vendimi lidhej me Arbana Osmanin

Roza Lati ka zbuluar se ajo dhe nëna e saj, aktorja Rita Lati, kanë refuzuar një ftesë për t’u bërë pjesë e “Ferma VIP”. Moderatorja tregoi se vendimi erdhi pasi mësoi se spektakli do të prezantohet nga Arbana Osmani.

E ftuar në emisionin “Me nder jush”, në Andale Media, ajo foli për televizionin shqiptar dhe vlerësimin, që sipas saj u bëhet profesionistëve me përvojë. Roza përmendi disa figura që prej kohësh nuk janë aktive në ekran, duke theksuar se jo të gjithë kanë marrë vëmendjen që meritojnë.

Gjatë bisedës, zbuloi se kishte marrë një ftesë për t’iu bashkuar formatit “Ferma VIP” së bashku me të ëmën, por të dyja kishin vendosur të mos e pranonin pasi mësuan se kush do të ishte moderatorja e spektaklit.

“Mua dhe mamin na kërkuan te Ferma dhe refuzuam kur mora vesh që ishte Arbana që prezantonte”, deklaroi ajo.

Kategoritë: LAJME, Showbiz

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar