LAJME

“Odiseu” është kthyer në fenomen botëror. Filmi sjell në qendër historinë e Odiseut, të interpretuar nga Matt Damon, i cili përpiqet të kthehet në Itakë pas Luftës së Trojës, ku e presin bashkëshortja Penelopa (Anne Hathaëay) dhe djali i tyre Telemaku (Tom Holland). Kritika e ka konsideruar atë si një ndër filmat më të jashtëzakonshëm, ndërsa ka fituar qindra miliona dollarë në kinema, që në ditët e para. Për krenarinë tonë ndërkohë, në këtë film ka edhe pjesë muzikore shqiptare. Ndërkohë së fundmi, kompozitori i fimit, Ludëig Goransson, ka bërë share videon e flautistëve shqiptarë që kanë qenë të ftuar në Top News.

Pas ditëve të vështira që kanë shoqëruar publikimin e videove private të lidhura

me kompozitorin Adrian Hila, Marina Fara ka reaguar publikisht

duke i shprehur mbështetjen nënës së saj, këngëtares Eli Fara.

Përmes një postimi në Instagram, Marina ka ndarë një fotografi të së ëmës,

të shoqëruar me një dedikim të shkurtër, por domethënës.

“Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt. Mbretëresha ime e bukur”, ka shkruar ajo.

Mesazhi vjen pas bujës së krijuar nga shpërndarja e materialeve intime në rrjetet sociale, ku është përfshirë edhe emri i këngëtares së njohur. Gjatë kësaj periudhe, Eli Fara është përballur me komente dhe reagime të shumta, ndërsa ka zgjedhur të flasë publikisht për cenimin e privatësisë së saj.

Në deklaratën e saj të parë, këngëtarja theksoi se nuk kishte arsye të ndiente turp për jetën e saj private dhe se përgjegjësia për publikimin e pamjeve u takon personave që i kanë siguruar dhe shpërndarë ato pa pëlqim.

“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu”, u shpreh ajo.

Eli Fara bëri gjithashtu të ditur se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë, ndërsa kërkoi nga publiku të ndalojë shpërndarjen e materialeve dhe të respektojë privatësinë e personave të përfshirë.

Tashmë, përmes dedikimit të saj, Marina i ka përcjellë publikisht nënës një mesazh mbështetjeje, duke i qëndruar pranë në një moment kur këngëtarja ka kërkuar kohë dhe mirëkuptim për të përballuar situatën.

Kategoritë: LAJME

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar