LAJMEPolitikëRAJON

Mbi 42 mijë qytetarë marrin lajmin e mir nga Drejtoria e Tatimeve

Administrata Tatimore vijon procesin e rimbursimit për individët që përfitojnë nga zbritjet për fëmijët

dhe tatimi i mbipaguar, duke lehtësuar përfitimin e shumave që u takojnë,

me qëllim mbështetjen e familjeve.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më 30 shtator 2026, Administrata Tatimore

ka rimbursuar 6,84 milionë euro për 42 132 individë, në kuadër të kthimit të tatimit të mbipaguar dhe përfitimeve nga zbritjet tatimore për fëmijët, të deklaruara përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025).

Procesi i rimbursimit vijon edhe gjatë muajit tetor. Bulevardi nën masa të rrepta sigurie, Rama fton studentët për dialog, u vendos karrige te Kryeministria

Rimbursimet lidhen me zbatimin e legjislacionit për tatimin mbi të ardhurat, i cili parashikon zbritje nga baza e tatueshme për individët që kanë fëmijë në ngarkim, si dhe kthimin e shumave të paguara më tepër gjatë vitit fiskal.

Administrata Tatimore bën të ditur se individët që rezultojnë me tepricë kreditore nga DIVA 2025 mund të aplikojnë në çdo kohë për rimbursim përmes platformës elektronike e-Filing. Procesi synon të garantojë kthimin e shumave që u takojnë tatimpaguesve në bazë të deklarimeve të tyre dhe të dispozitave ligjore në fuqi.

lajm pas  lajmi jemi pran jush info shqiperia ime unike

Kategoritë: LAJME, Politikë, RAJON

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar