
Unë e kam bërë të qartë prej vitesh, se nuk kam synime të përfshihem në politikë. Nuk kam! Postime të tilla me lista e të tjera me rradhë bëhen për fat të keq për klikime. Të duash ndryshimin për mirë të vendit nuk do të thotë se ke synime personale politke! Nuk dua as karrige, as pozita, as ngjyrosje me ngjyra partiake! Unë kam vetëm ngjyrat kombëtare dhe nuk dua të ndaj, por të bashkoj! Misioni im është Bashkimi Kombëtar dhe ky do të jetë sa të kem frymë.
Ju lutem faqeve të ndryshme të qëndrojnë korrekte.
Marin Mema ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në lista të ndryshme, duke mohuar se synon të përfshihet në politiƙë.
Ai tha se prej vitesh e ka bërë të qartë se nuk kërkon poste apo pozita publike.
Sipas historianit të mirënjohur, dëshira për ndryshimin e vendit nuk duhet të interpretohet si ambicie personale.
Ai theksoi se nuk dëshiron të identifikohet me asnjë ngjyrë partiaƙe, por vetëm me ngjyrat kombëtare. Mema deklaroi se synimi i tij është bashkimi dhe jo ndarja, ndërsa përsëriti se misioni i tij mbetet Bashkimi Kombëtar dhe u kërkoi faqeve të jenë korrekte.
mar nga Marin Mema nr faqen e fb















