JETË/STILKOSOVALAJME

Lajm i rëndë në familjen e Dj Dagz

DJ Dagz po përjeton një moment të vështirë në jetën e tij, pasi babai i tij, Naim (Limon) Gumnishta,

ka ndërruar jetë pas një beteje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram,

ku ka ndarë një mesazh të shkurtër, por prekës: “U preftë në paqe, babë!”

Vetëm dy net më parë, DJ Dagz kishte publikuar një rrëfim emocional për gjendjen e rënduar shëndetësore të të atit, duke treguar se ai ndodhej i intubuar dhe po luftonte për jetën.

Në atë postim, artisti kujtonte mbështetjen e pakushtëzuar që kishte marrë nga babai gjatë 17 viteve të karrierës së tij muzikore. Ai tregonte se i ati e kishte inkurajuar vazhdimisht të ndiqte ëndrrën e tij, edhe në periudhat më të vështira për familjen.

“Unë jam i fortë, babë, qashtu qysh ti ki pas qef unë me kon”, shkruante Dagz, duke shprehur shpresën se babai do ta fitonte betejën me sëmundjen.

Fatkeqësisht, vetëm pak ditë pas këtij mesazhi, artisti është përballur me humbjen e njeriut që, siç kishte treguar vetë, kishte qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit të Naim Gumnishtës do të mbahet të martën, më 27 tetor, në orën 14:20, në varrezat e fshatit Begaj të Vushtrrisë.

 

Kategoritë: JETË/STIL, KOSOVA, LAJME

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar

MË SHUMË