LAJMEPolitikëRAJON

“Zegjineja ka më shumë dinjitet sesa Braçe”, votimi i Reformës Territoriale, deputeti ironizon socialistët

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka ironizuar dy deputetët e PS, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, që edhe pse u shprehën hapur kundër reformës territoriale votuan pro në Parlament.

I ftuar në News24, ai deklaroi se me më shumë dinjitet u tregua Zegjine Çaushi, e cila nuk del kundër partisë, sesa ata që dalin kundër, por në fund zbatojnë urdhrat.

Balliu tha se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë të shprehin mendimet e tyre, por më pas të votojnë sipas qëndrimit të grupit parlamentar.

“Më me standard dhe dinjitet doli Zegjineja, sepse Braçe me Spiropalin. Zegjineja nuk pretendon se është opozitare, ajo thotë që unë jam ushtare e partisë, ca të thotë partia. E sinqertë. Po del Spiropali, bën një fjalim me një patos, dhe tak votën.

Del Erion Braçe tër tër ka dy javë do bëj kështu e ashtu, dhe ato skenat komike që ulë kokën që tregon si më detyruan mua. Ca pistoletën në kokë i vunë atij?! Kush të detyroi zotëri?! Ca i thanë atij, do dalësh nga grupi i thanë? Po ti je deputeti i qytetarëve, për interesin e qytetarëve. Divjaka e ka mbajtur atë 30 vjet. Ata i kërkuan na lini këtu ku jemi. Rama i tha fol ca ke për të folur ato budallaqet, pastaj ik voto. I tha që do dilni nga grupi”, tha Balliu.

Kategoritë: LAJME, Politikë, RAJON

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar