LAJMEPolitikëRAJON

Protestuesi Ramës: Më keni akuzuar për shitje të lëndëve narkotike, jam student i mjekësisë me mesatare 10

Teksa Kryeministri Edi Rama publikoi me foto personat me precedentë penal në protestë në një komunikim live, njëri prej tyre, Jon Sinoimeri, i cili e pa veten në fotot dhe skedën që publikoi Rama tha se “ai është student i Mjekësisë me mesatare 10 dhe nuk precedent penalë.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i Mjekësisë dhe ky shpik legjenda me mbret. Dua të tregoj të gjitha notat që kam marrë me mesatare 10.0.

Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra.

Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori. Kam qenë të martën e kaluar i shoqëruar. Më mbajtën 7 orë e gjysmë dhe pastaj më lëshuan.

Nuk e di ta do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë”, tha Jon Sinoimeri.Ai shtoi se ka dalë në protestë për një arsim sa më cilësor, ndërsa tha se protestuesit nuk duan dialog.

Protestat studentore në të gjithë Evropën janë një thirrje e dëshpëruar për ndihmë. Është një apel që u bëhet qeverive nga të rinjtë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe me shpresë. Në vend që t’i kushtojnë vëmendje dhe t’i japin zgjidhje problemit, politikanët evropianë kanë vendosur t’i keqtrajtojnë protestuesit, t’i lexojnë ndryshe kërkesat e tyre dhe të manipulojnë opinionin publik. mar nga lajmifundit.al

 

 

Kategoritë: LAJME, Politikë, RAJON

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar