LAJMEShowbiz

Rrjeti po zien: Drini Zeqo në një romancë me moderatoren e Top-Channel?

Një romancë e mundshme mes Drini Zeqos dhe Heidi Bacit

është kthyer në temë diskutimi në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit.

Dy personazhet e njohur të ekranit po përfliten për një marrëdhënie

që mund të shkojë përtej bashkëpunimit të tyre televiziv.

Gjithçka ka nisur nga komentet e disa ndjekësve, të cilët pretendojnë se i kanë parë Drinin dhe Heidin në momente romantike në disa ambiente të Tiranës. Këto pretendime kanë nxitur dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre, megjithëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim publik.

Dyshja aktualisht punon së bashku në programin “Për’puthen”, ku Heidi Baci është në rolin e moderatores, ndërsa Drini Zeqo është një prej opinionistëve të formatit.

Bashkëpunimi i tyre në ekran ka bërë që vëmendja e ndjekësve të përqendrohet edhe te raporti që kanë jashtë studios, ndërsa fotografia e tyre së bashku po shoqëron diskutimet për romancën e përfolur.

Kategoritë: LAJME, Showbiz

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar

MË SHUMË