
Filloi braktisja e madhe……..
Prej dy ditësh, prokurorët që kanë zgjedhur të respektojnë ligjin dhe jo urdhërat politikë, kanë vendosur të dalin nga “rreshti”.
Pas disa Gjyqtarëve me integritet të lartë profesional dhe moral, edhe Prokurorët e Prokurorisë Tiranë, kanë vendosur të konstatojnë kryesisht se arrestimet, janë të PALIGJSHME.
Në këto kushte, Prokurorët, kanë urdhëruar lirimin e menjëhershëm të mbi 30 protestuesve të arrestuar të ditëve të fundit.
Ky përveç se është një hap i duhur ligjor, është edhe një standart i admirueshëm njerëzor, se bashkë me ata fëmi të dhunuar, të marë zvarrë, të gjakosur e thyer kockat, qindra prindër e familjarë, prisnin me netë të tëra pa gjumë, me lot në sy e ankth në zemër.
Përveç se asgjë nuk do mbetet pa ndëshkuar, po shikojmë se bastardin kryeministër, po e braktisin të gjithë.
Ashtu si ai dikur fëmijën e vet.
Kush i ka mbetur?
Edhe ata pak, dita ditës do ikin, se “Titaniku” i rremë, po i fut ujë.
Ndërkohë, përveç se përulem me mirënjohje të thellë para çdo të riu, që na dhanë leksionin e jetës sesi përballesh e si rrëzohen regjimet, do vijoj të jem në krah dhe zëri i tyre, përballë dhunës shtetërore, narco regjimit dhe padrejtësisë.
PS: Shikoni Shqiponjat që, edhe brenda kafazit, edhe pas 3 apo 4 ditëve, të izoluar, nën dhunë e presion, zgjodhën jo viktimizimin por përballjen epike me një pushtet të korruptuar e kriminal.
mar nga















