
Një lajm i trishtë ka prekur familjen Stublla dhe të gjithë ata që u solidarizuan me 27-vjeçaren Valmira Stublla, për të cilën ditë më parë ishte kërkuar ndihmë financiare për transplantimin e veshkës jashtë vendit.
Valmira ka ndërruar jetë më 8 tetor, duke lënë në pikëllim familjen dhe të afërmit e saj.
Për trajtimin e nevojshëm kërkoheshin 30 mijë euro, shumë për të cilën familjarët kishin bërë thirrje publike për ndihmë. Apeli ishte shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë ishin ftuar të kontribuonin për t’i dhënë të resë një mundësi për shërim.
Megjithatë, lajmi për ndarjen e saj nga jeta ka tronditur të gjithë ata që shpresonin për shërimin e Valmirës.
Varrimi i saj do të mbahet më 9 tetor, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Halabak të Podujevës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Stublla, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën Valmirën.
U prehtë në paqe!














