
Kur rinia ngrihet për të kërkuar llogari, drejtësi dhe dinjitet, shteti nuk mund t’i përgjigjet me dhunë, por me përgjegjësi. Kur zëri i studentëve mbytet me shkopinj dhe frikësim, plagoset jo vetëm trupi i tyre, por edhe shpresa e një kombi. Një shtet që dhunon rininë e vet, mohon të ardhmen; pa drejtësi, demokracia mbetet vetëm një fjalë e vdekur.














