BOTËLAJME

Tragjedia shqiptare në Athinë: Çifti që humbi jetën ishte në pritje të fëmijës së parë

Foto: Në të majtë, Florida Hoxha me bashkëshortin e saj, Ian Alexander Kirkpatrick, ndërsa në të djathtë, Florin Hoxha me bashkëshorten e tij, Eris Cani.

Eris Cani, shqiptarja që humbi jetën pas shpërthimit të fuqishëm që goditi një ndërtesë në Athinë, mësohet se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë.

Së bashku me bashkëshortin e saj, Florin Hoxha, dhe kunatën, Florida Hoxha, ajo humbi jetën pas shembjes së ndërtesës, që dyshohet se u shkaktua nga një rrjedhje gazi.

Sipas newsbomb.gr, Eris dhe Florini sapo ishin martuar dhe prisnin fëmijën e tyre të parë. Çifti po përjetonte një nga periudhat më të lumtura të jetës, por udhëtimi i muajit të mjaltit u shndërrua në tragjedi.

“Florin dhe Eris ishin shumë të emocionuar, sepse prisnin fëmijën e tyre të parë, një vajzë. Ata ishin shumë të lumtur që do të bëheshin prindër”, është shprehur për newsbomb.gr një mikeshë e viktimave, e identifikuar si Nikoleta Gjoni.

Mes dhimbjes dhe lotëve, Nikoleta i kujtoi miqtë e saj si njerëz të sjellshëm, të arsimuar dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar. Ajo tregoi gjithashtu se Florida Hoxha ishte një avokate e zonja.

Kategoritë: BOTË, LAJME

LEXONI GJITHASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Plotësoni këtë fushë
Plotësoni këtë fushë
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Ju duhet të pajtoheni me kushtet për të vazhduar