Një 28-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Durrës, pasi u godit nga rryma elektrike gjatë kohës që po punonte në një varkë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, ku i riu, me inicialet A. R. dhe me origjinë nga Filipinet, ishte duke kryer punën e tij për llogari të një firme private.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, 28-vjeçari po përdorte një pompë për nxjerrjen e ujit nga varka, kur ra në kontakt me energjinë elektrike.
Pavarësisht ndërhyrjes, kontakti me rrymën rezultoi fatal dhe i riu humbi jetën.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe mënyrën se si 28-vjeçari ra në kontakt me energjinë elektrike.
LEXONI GJITHASHTU














