Kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyra e Shtypit e Kryeministrisë njoftoi se Rama do ta përcjellë mesazhin nga salla e shtypit e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Mësohet se adresimi do të zhvillohet menjëherë pasi Kryeministri të mbërrijë në Rinas, pas vizitës së tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për shkak të ndryshimeve në orarin e nisjes nga aeroporti JFK në Nju Jork, ora e saktë e mesazhit të Kryeministrit mbetet ende e pakonfirmuar.
LEXONI GJITHASHTU














