{"id":9796,"date":"2026-10-12T17:50:55","date_gmt":"2026-10-12T15:50:55","guid":{"rendered":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/?p=9796"},"modified":"2026-10-12T17:50:55","modified_gmt":"2026-10-12T15:50:55","slug":"pasivizimi-i-adresave-ne-krahinen-e-presheves-medvegjes-dhe-bujanocit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/pasivizimi-i-adresave-ne-krahinen-e-presheves-medvegjes-dhe-bujanocit\/","title":{"rendered":"DEACTIVATION OF ADDRESSES IN THE PROVINCE OF PRESHEVA, MEDVEGJA AND BUJANOC"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-9797\" src=\"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_1-270x300.png\" alt=\"\" width=\"270\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_1-270x300.png 270w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_1-11x12.png 11w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_1-80x89.png 80w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_1-18x20.png 18w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_1-400x444.png 400w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_1.png 527w\" sizes=\"(max-width: 270px) 100vw, 270px\" \/><\/p>\n<p><strong>PASIVIZIMI I ADRESAVE N\u00cb KRAHIN\u00cbN E PRESHEV\u00cbS, MEDVEGJ\u00cbS DHE BUJANOCIT<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptar\u00ebve etnik\u00eb dhe autokton\u00eb n\u00eb Serbi<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Pasivizimi, fshirja ose pezullimi i adresave t\u00eb banimit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Krahin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tep\u00ebr serioze e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, t\u00eb drejtave kolektive, sundimit t\u00eb ligjit dhe funksionimit demokratik t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike apo administrative, kur zbatimi i saj prek n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shqiptar\u00ebt etnik\u00eb dhe autokton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrballur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb shumta. Tani jemi n\u00eb procese t\u00eb bazuara p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimet administrative p\u00ebr pasivizimin, k\u00ebshtu q\u00eb lind nj\u00eb shqet\u00ebsim i ligjsh\u00ebm p\u00ebr diskriminimin dhe cenimin e ushtrimit efektiv t\u00eb t\u00eb drejtave themelore dhe kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p><strong>Pasivizimi si shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e gjith\u00eb k\u00ebtij spastrimi etnik \u2013 apo, m\u00eb sakt\u00eb, diskriminimi q\u00eb quhet pasivizim \u2013 bazuar n\u00eb hulumtimin dhe n\u00eb Ligjin mbi vendbanimin dhe vendq\u00ebndrimin (\u201cGazeta Zyrtare e RS\u201d), nr. 87\/2011, i cili po vazhdon t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive dhe diskriminuese, duke targetuar vet\u00ebm shqiptar\u00ebt etnik\u00eb dhe autokton\u00eb n\u00eb Serbi, k\u00ebrkohet nga BE-ja q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb k\u00ebto praktika margjinalizuese dhe diskriminuese dhe t\u00eb ushtroj\u00eb trysni q\u00eb ky ligj t\u00eb ndryshohet brenda k\u00ebsaj legjislature t\u00eb Parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb, pasi, sipas k\u00ebtij q\u00ebndrimi, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me aktet dhe konventat evropiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb nuk duhet kuptuar dhe trajtuar thjesht si nj\u00eb procedur\u00eb administrative p\u00ebr verifikimin e vendbanimit. Serbia po e zbaton pasivizimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe disproporcionale, ose pa mund\u00ebsi efektive p\u00ebr kund\u00ebrshtim ligjor. N\u00eb shum\u00eb raste, personave t\u00eb pasivizuar nuk u l\u00ebshohen fare vendime p\u00ebr pasivizimin e adresave.<\/p>\n<p>Kjo prodhon pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mbi mund\u00ebsin\u00eb e ushtrimit t\u00eb t\u00eb drejtave civile, politike, sociale dhe ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb etnik\u00eb dhe autokton\u00eb n\u00eb Krahin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs, si dhe gjithandej n\u00eb Serbi. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7\u00ebshtja e pasivizimit t\u00eb adresave n\u00eb k\u00ebt\u00eb Krahin\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebmendje t\u00eb shtuar nga institucionet evropiane dhe mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb drejtave kolektive.<\/p>\n<p>Pasivizimi i adresave dhe i vendbanimit ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e qytetarit me administrat\u00ebn publike dhe n\u00eb ushtrimin praktik t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb drejtash. Kur nj\u00eb qytetari i pasivizohet adresa, mund t\u00eb shfaqen pengesa serioze n\u00eb dokumentacionin personal, n\u00eb d\u00ebshmimin e vendbanimit, n\u00eb ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs dhe n\u00eb procedura t\u00eb tjera administrative.<\/p>\n<p><strong>Sa \u00ebsht\u00eb numri i shqiptar\u00ebve t\u00eb pasivizuar?<\/strong><\/p>\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb numri i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb etnik\u00eb dhe autokton\u00eb n\u00eb Krahin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs, si dhe gjithandej Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb pasivizuar adresa, dhe cili \u00ebsht\u00eb numri i tyre n\u00eb raport me shtetasit e tjer\u00eb n\u00eb Serbi?<\/p>\n<p>Numri i t\u00eb pasivizuarve nuk dihet zyrtarisht, pasi ekziston nj\u00eb munges\u00eb e theksuar e transparenc\u00ebs dhe e qasjes n\u00eb nj\u00eb statistik\u00eb zyrtare t\u00eb publikuar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb sh\u00ebnime dhe statistika jo t\u00eb verifikuara sakt\u00ebsisht, del konstatimi, i mb\u00ebshtetur n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna nga Shoqata shqiptare q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb aktivisht me pasivizimin, se \u00e7do i kat\u00ebrti shtetas i Serbis\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket nacionalitetit shqiptar nga komunat e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit \u00ebsht\u00eb i pasivizuar.<\/p>\n<p>Shprehur n\u00eb num\u00ebr, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbi 25 mij\u00eb qytetar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb pasivizuar adresat.<\/p>\n<p>Kur k\u00ebsaj i shtojm\u00eb edhe shqiptar\u00ebt etnik\u00eb dhe autokton\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb k\u00ebtyre tri komunave, del se numri i shtetasve t\u00eb Serbis\u00eb me p\u00ebrkat\u00ebsi nacionale shqiptare, t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb pasivizuar adresa, mund t\u00eb jet\u00eb mbi 50\u201370 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij q\u00ebndrimi, ata jan\u00eb fshir\u00eb nga regjistrat civil\u00eb dhe jan\u00eb pasivizuar n\u00eb kuptimin administrativ, duke humbur mund\u00ebsin\u00eb e ushtrimit t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb drejtash.<\/p>\n<p>Me pasivizimin e adresave, si nj\u00eb form\u00eb e spastrimit etnik p\u00ebrmes mjeteve administrative, m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb prekur Komuna e Medvegj\u00ebs. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paraqitura, rezulton se 85 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve jan\u00eb pasivizuar n\u00eb Komun\u00ebn e Medvegj\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Lokale t\u00eb Zarbic\u00ebs dhe n\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Lokale t\u00eb Muhocit rezulton se mbi 80 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve jan\u00eb pasivizuar n\u00eb k\u00ebto dy bashk\u00ebsi lokale, t\u00eb njohura si Mal\u00ebsia e Bujanocit.<\/p>\n<p><strong>Pasivizimi rrezikon p\u00ebrfaq\u00ebsimin proporcional dhe demokratik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga aspektet m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb ndikimi i mundsh\u00ebm i pasivizimit mbi pjes\u00ebmarrjen politike t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn ligjore t\u00eb vot\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb votuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse qytetar\u00ebt e regjistruar m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb nuk figurojn\u00eb m\u00eb me adres\u00eb aktive dhe kjo ndikon n\u00eb regjistrimin ose ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs, at\u00ebher\u00eb pasojat nuk jan\u00eb m\u00eb vet\u00ebm individuale; ato kalojn\u00eb dhe b\u00ebhen edhe kolektive. Nd\u00ebr pasojat mund t\u00eb jen\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>Zvog\u00eblimi artificial i popullsis\u00eb;<\/li>\n<li>Ndikimi n\u00eb shp\u00ebrndarjen e burimeve dhe buxheteve publike, si dhe n\u00eb buxhet dhe investime;<\/li>\n<li>Rrezikimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs dhe simboleve;<\/li>\n<li>Ndikimi n\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhjet lokale, n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar Shqiptar dhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare;<\/li>\n<li>Ndikimi n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin proporcional n\u00eb Polici, Gjykat\u00eb, Prokurori dhe institucione lokale e qendrore;<\/li>\n<li>Ndikimi n\u00eb vendimmarrje dhe n\u00eb pesh\u00ebn institucionale t\u00eb shqiptar\u00ebve etnik\u00eb dhe autokton\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duhet t\u00eb ket\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb statistike zyrtare dhe t\u00eb dokumentuar mbi ndryshimet n\u00eb numrin e qytetar\u00ebve me adres\u00eb aktive dhe ndikimin e tyre n\u00eb proceset zgjedhore dhe institucionale.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e pron\u00ebs dhe e t\u00eb drejtave pasurore q\u00eb barten dhe trash\u00ebgohen<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e pron\u00ebs dhe e trash\u00ebgimis\u00eb paraqet v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb larta administrative. Ajo prek dokumentacionin personal, d\u00ebshmimin e vendbanimit apo qasjen n\u00eb procedura administrative dhe mund t\u00eb krijoj\u00eb probleme serioze praktike p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb ushtrimin dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre q\u00eb trash\u00ebgohen dhe barten.<\/p>\n<p>Pasivizimi i adres\u00ebs duhet kuptuar dhe shqyrtuar edhe nga ky priz\u00ebm. Prandaj, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb institucionet t\u00eb publikojn\u00eb dhe t\u00eb garantojn\u00eb se pasivizimi i adres\u00ebs nuk p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebve t\u2019u krijohen pengesa t\u00eb pajustifikuara n\u00eb mbrojtjen dhe ushtrimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre pron\u00ebsore dhe t\u00eb trash\u00ebguara.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmes heshtjes administrative, Serbia rrezikon shpopullimin e shqiptar\u00ebve si nj\u00eb form\u00eb e spastrimit etnik dhe diskriminimit<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi Evropian do t\u00eb duhej t\u00eb kuptonte se pasivizimi i adresave \u00ebsht\u00eb duke prodhuar nj\u00eb efekt t\u00eb preksh\u00ebm, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb etnik\u00eb dhe autokton\u00eb po largohen n\u00eb heshtje dhe administrativisht nga vendbanimet dhe lokalitetet e tyre, edhe at\u00ebher\u00eb kur ata vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb lidhje reale me k\u00ebto vendbanime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb po zhvillohet n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha dhe po prek e d\u00ebmton kryesisht shqiptar\u00ebt n\u00eb Serbi. Kjo ngre domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar n\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb mekaniz\u00ebm shtet\u00ebror q\u00eb, drejtp\u00ebrdrejt ose t\u00ebrthorazi, kontribuon n\u00eb dob\u00ebsimin demografik, politik dhe institucional t\u00eb shqiptar\u00ebve etnik\u00eb dhe autokton\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, termi \u201cshpopullim administrativ\u201d, i quajtur n\u00eb gjuh\u00ebn zyrtare \u201cpasivizim i adresave\u201d, meriton v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi paraqet nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Krahin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit po k\u00ebrkojn\u00eb realizimin e s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb \u00e7do procedur\u00eb administrative t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, transparente dhe jodiskriminuese.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb pretendimin se \u00e7do i kat\u00ebrti shtetas i Serbis\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket nacionalitetit shqiptar nga Krahina e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit \u00ebsht\u00eb i pasivizuar, apo, shprehur n\u00eb num\u00ebr, se jan\u00eb mbi 25 mij\u00eb qytetar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb pasivizuar adresat, ky num\u00ebr tregon p\u00ebrmas\u00ebn e problemit t\u00eb humbjes s\u00eb statusit aktiv t\u00eb adres\u00ebs.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb e pasivizimit t\u00eb adresave, po p\u00ebrballemi me pengesa n\u00eb dokumentacion, n\u00eb pjes\u00ebmarrjen politike apo n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me institucionet publike. Prandaj lind nevoja p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Nuk mjafton q\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb jet\u00eb e parashikuar formalisht me ligj. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e barazis\u00eb, proporcionalitetit, siguris\u00eb juridike dhe mosdiskriminimit, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb zbatueshme edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb standardeve evropiane.<\/p>\n<p>Mbi arbitraritetin dhe jotransparenc\u00ebn si proces i pasivizimit t\u00eb adresave kan\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen edhe K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e Lirive dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptar. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb grumbullimit t\u00eb emrave \u00ebsht\u00eb krijuar dhe punuar nj\u00eb regjist\u00ebr, si baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash dhe statistik\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt, ku jan\u00eb evidentuar, mbi baz\u00ebn e vullnetit t\u00eb secilit, emrat dhe mbiemrat, si dhe sh\u00ebnime p\u00ebrkat\u00ebse mbi personat e pasivizuar.<\/p>\n<p><strong>Pasojat e pasivizimit t\u00eb adresave mbi qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb etnik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb qytetar q\u00eb p\u00ebrballet me pasivizimin e adres\u00ebs mund t\u00eb has\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me institucionet shtet\u00ebrore. Nd\u00ebr pasojat q\u00eb duhet t\u00eb analizohen me kujdes jan\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb pajisjen ose p\u00ebrdit\u00ebsimin e dokumenteve personale;<\/li>\n<li>Pengesat n\u00eb d\u00ebshmimin e vendbanimit;<\/li>\n<li>Ndikimi mbi regjistrimin n\u00eb listat zgjedhore dhe ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs;<\/li>\n<li>V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb procedurat administrative dhe juridike;<\/li>\n<li>Ndikimi i mundsh\u00ebm n\u00eb qasjen n\u00eb sh\u00ebrbime publike dhe sociale;<\/li>\n<li>Pasojat n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet pron\u00ebsore dhe n\u00eb procedurat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb d\u00ebshmimin e statusit dhe adres\u00ebs s\u00eb banimit;<\/li>\n<li>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejta q\u00eb lidhen me pron\u00ebsin\u00eb dhe pun\u00ebsimin;<\/li>\n<li>Problemet me lirin\u00eb e l\u00ebvizjes etj.<\/li>\n<\/ol>\n<p>K\u00ebto pasoja duhet t\u00eb shqyrtohen rast pas rasti dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Pasi pasivizimi \u00ebsht\u00eb duke prekur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale vet\u00ebm shqiptar\u00ebt etnik\u00eb dhe autokton\u00eb, si nj\u00eb etnikum i caktuar, at\u00ebher\u00eb, sipas k\u00ebtij q\u00ebndrimi, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb diskriminim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb sesa nj\u00eb procedur\u00eb administrative.<\/p>\n<p><strong>Serbia i bart p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr pasivizimin e adresave mbi qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb etnik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pasivizimi i adresave ka ndikuar gjithashtu n\u00eb zvog\u00eblimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb institucionet lokale, duke sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs demografike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb rajon. Ai ka krijuar nj\u00eb ambient pasigurie p\u00ebr shum\u00eb individ\u00eb dhe familje shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb privuar nga mund\u00ebsia e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb jet\u00ebn publike dhe politike.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij v\u00ebshtrimi, pasivizimi ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb reduktoj\u00eb ndikimin e pakic\u00ebs shqiptare n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Pasivizimi i adresave cil\u00ebsohet si nj\u00eb mjet q\u00eb ndihmon n\u00eb arritjen e q\u00ebllimeve politike t\u00eb autoriteteve serbe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe p\u00ebr t\u00eb ndryshuar p\u00ebrb\u00ebrjen etnike t\u00eb k\u00ebtyre tri komunave.<\/p>\n<p>Republika e Serbis\u00eb duhet t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha procedurat administrative t\u00eb jen\u00eb transparente, t\u00eb kontrollueshme dhe t\u00eb zbatohen nj\u00ebsoj ndaj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, pa dallim t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike.<\/p>\n<p>\u00c7do qytetar duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>T\u00eb informohet p\u00ebr arsyen e pasivizimit;<\/li>\n<li>T\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb vendimin administrativ;<\/li>\n<li>T\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ankimi dhe shqyrtimi gjyq\u00ebsor efektiv n\u00eb t\u00eb gjitha instancat gjyq\u00ebsore;<\/li>\n<li>T\u00eb ket\u00eb trajtim me prioritet t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve dhe trajtim t\u00eb barabart\u00eb;<\/li>\n<li>T\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb vendbanimi i tij real t\u00eb merret seriozisht n\u00eb procedurat administrative.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pa k\u00ebto garanci, krijohet pasiguri juridike dhe dob\u00ebsohet besimi i qytetar\u00ebve n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Bashkimi Evropian ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi pasivizimin e adresave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb etnik\u00eb n\u00eb Serbi<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi Evropian nuk duhet ta trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm si nj\u00eb problem t\u00eb brendsh\u00ebm administrativ t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, respektimi i t\u00eb drejtave kolektive, sundimi i ligjit, luftimi i arbitraritetit dhe jotransparenc\u00ebs n\u00eb procesin e pasivizimit t\u00eb adresave, mosdiskriminimi dhe mbrojtja efektive e pakicave komb\u00ebtare jan\u00eb pjes\u00eb e standardeve evropiane.<\/p>\n<p>Prandaj, institucionet e Bashkimit Evropian duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga autoritetet m\u00eb t\u00eb larta serbe:<\/p>\n<ol>\n<li>Publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb plota p\u00ebr numrin e adresave t\u00eb pasivizuara n\u00eb Krahin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit;<\/li>\n<li>Transparenc\u00eb mbi kriteret dhe procedurat e p\u00ebrdorura p\u00ebr pasivizim;<\/li>\n<li>Analiz\u00eb t\u00eb ndikimit t\u00eb k\u00ebsaj praktike mbi shqiptar\u00ebt etnik\u00eb dhe autokton\u00eb;<\/li>\n<li>Sigurimin e mjeteve efektive juridike p\u00ebr qytetar\u00ebt e prekur;<\/li>\n<li>Monitorim t\u00eb pavarur t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj procedure;<\/li>\n<li>Dialog t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shqiptar\u00ebve n\u00eb Krahin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>Krahina e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme e Serbis\u00eb, por i p\u00ebrket Evrop\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve etnik\u00eb dhe autokton\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes prizmit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebsaj trajtese t\u00eb hulumtuar, shfryt\u00ebzoj rastin t\u00eb apeloj, meq\u00eb tani informacionet themelore dhe t\u00eb nevojshme i posedon BE-ja, pasi \u00ebsht\u00eb alarmuar dhe sinjalizuar, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime konkrete dhe emergjente.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ngrihet nj\u00eb komision i ngarkuar p\u00ebr hetimin e pasivizimit, t\u00eb ndalohen menj\u00ebher\u00eb k\u00ebto praktika diskriminuese dhe t\u00eb ofrohen mund\u00ebsi p\u00ebr hetime t\u00eb pavarura dhe transparente, duke siguruar dhe garantuar paraqitjen e numrit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb personave t\u00eb pasivizuar.<\/p>\n<p><strong>Jo standarde t\u00eb dyfishta<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi Evropian nuk mund t\u00eb ket\u00eb standarde t\u00eb ndryshme kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e komuniteteve. N\u00ebse k\u00ebrkon respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb nj\u00eb komuniteti n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rajonit, t\u00eb nj\u00ebjtat parime duhet t\u00eb zbatohen edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt etnik\u00eb dhe autokton\u00eb n\u00eb Krahin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat e njeriut nuk mund t\u00eb varen nga p\u00ebrkat\u00ebsia etnike, nga vendndodhja gjeografike apo nga interesat politike t\u00eb momentit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Evrop\u00eb e bazuar n\u00eb sundimin e ligjit duhet t\u00eb jet\u00eb konsistente n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve. Ajo lidhet drejtp\u00ebrdrejt me parimet evropiane t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, mbrojtjes s\u00eb pakicave dhe sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Bashkimi Evropian duhet t\u00eb tregoj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb verifikueshme, transparenc\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale.<\/p>\n<p>Pasivizimi i adresave n\u00eb Krahin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit, si dhe gjithandej n\u00eb Serbi, nuk duhet t\u00eb trajtohet thjesht si nj\u00eb procedur\u00eb administrative. Pasi zbatimi i tij, sipas k\u00ebtij v\u00ebshtrimi, prek n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale shqiptar\u00ebt etnik\u00eb dhe autokton\u00eb, ai cenon jo vet\u00ebm t\u00eb drejtat individuale t\u00eb qytetar\u00ebve \u2013 si t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr pjes\u00ebmarrje politike dhe qasje efektive n\u00eb sh\u00ebrbime publike \u2013 por edhe t\u00eb drejtat kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj Krahine.<\/p>\n<p>Kjo ndikon n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik, struktur\u00ebn demografike dhe realizimin e barabart\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave proporcionale.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pasivizimi duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb kontrolli t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, proporcionalitetit, transparenc\u00ebs, monitorimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe mosdiskriminimit.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb mjaftohemi me deklarata politike. BE-ja do t\u00eb duhej t\u00eb k\u00ebrkonte zyrtarisht nga Serbia t\u00eb dh\u00ebna dhe p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<ol>\n<li>Sa shtetasve t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, u \u00ebsht\u00eb pasivizuar adresa?<\/li>\n<li>Sa shtetasve t\u00eb Serbis\u00eb me nacionalitet shqiptar u \u00ebsht\u00eb pasivizuar adresa?<\/li>\n<li>Sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtimi i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb raport me nacionalitetet e tjera n\u00eb Serbi?<\/li>\n<li>Cila \u00ebsht\u00eb pasqyra sipas vendbanimeve dhe lokaliteteve e qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb pasivizuar adresa?<\/li>\n<li>Mbi \u00e7far\u00eb kriteresh jan\u00eb pasivizuar adresat?<\/li>\n<li>Sa qytetar\u00eb, sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb nacionale, kan\u00eb parashtruar ankimim te Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit, kan\u00eb apeluar n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, Gjykat\u00ebn Kushtetuese apo n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut?<\/li>\n<li>Sa vendime jan\u00eb rr\u00ebzuar nga instancat gjyq\u00ebsore?<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00c7far\u00eb ndikimi ka pasur kjo praktik\u00eb n\u00eb listat zgjedhore dhe n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin proporcional?<\/p>\n<p>Dhe, mbi t\u00eb gjitha:<\/p>\n<p><strong>A po zbatohet kjo praktik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb ndaj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, apo po prodhon nj\u00eb efekt disproporcional ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Krahin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Serbia duhet t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto veprime, t\u00eb gjith\u00eb personave t\u00eb pasivizuar t\u2019u kthehen adresat brenda k\u00ebtij viti kalendarik dhe t\u00eb kompensohen p\u00ebr d\u00ebmet e shkaktuara gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/p>\n<p>Pastrimi etnik p\u00ebrmes pasivizimit, sipas k\u00ebtij q\u00ebndrimi, p\u00ebrb\u00ebn diskriminim klasik dhe po ndryshon struktur\u00ebn etnike. Ai paraqitet si form\u00eb e legalizimit t\u00eb spastrimit etnik dhe si shkelje n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Krahin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit nuk k\u00ebrkojn\u00eb privilegje; k\u00ebrkojn\u00eb barazi para ligjit, siguri juridike, mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave individuale dhe kolektive dhe trajtim t\u00eb barabart\u00eb me \u00e7do qytetar tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb standarde themelore t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike dhe t\u00eb nj\u00eb Evrope q\u00eb pretendon se respekton t\u00eb drejtat e njeriut dhe t\u00eb drejtat kolektive.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur nj\u00eb qasje studimore, ky v\u00ebshtrim argumenton se veprimi i Serbis\u00eb prodhon efekte t\u00eb d\u00ebmshme dhe p\u00ebrb\u00ebn, sipas autorit, shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut. Prandaj, me t\u00eb drejt\u00eb ngrihet konstatimi se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb spastrim etnik dhe diskriminim sistematik.<\/p>\n<p><em>Autori Mr.Sc.Refik HASANI, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij v\u00ebshtrimi, ka realizuar edhe nj\u00eb studim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mbi pasivizimin e adresave si nj\u00eb form\u00eb e spastrimit etnik dhe diskriminimit, i prezantuar n\u00eb trajtesa dhe kumtesa shkencore. V\u00ebshtrimi p\u00ebrfshin referenca kredibile p\u00ebr tem\u00ebn e trajtuar, t\u00eb cilat jan\u00eb edhe burimet kryesore t\u00eb hulumtimit mbi pasivizimin e adresave p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Krahin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Referencat<\/strong><\/p>\n<p><strong>[1]<\/strong>\u00a0Ligji mbi vendbanimin dhe vendq\u00ebndrimin e qytetar\u00ebve: \u201cGazeta Zyrtare e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb\u201d, nr. 87\/2011.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>[2]<\/strong>\u00a0Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut; Deklarata Universale p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut; Konventa Evropiane p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive Themelore t\u00eb Njeriut dhe protokollet e saj; Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat Civile dhe Politike dhe protokollet e saj; Konventa Korniz\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Pakicave Komb\u00ebtare; Konventa p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebs; Konventa p\u00ebr Eliminimin e t\u00eb Gjitha Formave t\u00eb Diskriminimit Racor.<\/p>\n<p><strong>[3]<\/strong>\u00a0Ligji p\u00ebr Administrat\u00ebn Shtet\u00ebrore (\u201cSl. Glasnik R. Srbije\u201d, nr. 79\/05 dhe 10\/07).<\/p>\n<p><strong>[4]<\/strong>\u00a0Pasivizimi \u2013 burim i t\u00eb dh\u00ebnave dhe dokumentimit mbi pasivizimin e adresave.<\/p>\n<p><strong>[5]<\/strong>\u00a0Ligji p\u00ebr Ministrit\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb (\u201cSl. Glasnik R. Srbije\u201d, nr. 16\/11).<\/p>\n<p><strong>[6]<\/strong>\u00a0Ligji p\u00ebr Procedur\u00ebn e P\u00ebrgjithshme Administrative (\u201cSl. Glasnik R. Srbije\u201d, nr. 18\/16).<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-9798\" src=\"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_20-300x168.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"168\" srcset=\"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_20-300x168.png 300w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_20-18x10.png 18w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_20-600x337.png 600w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_20-80x45.png 80w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_20-36x20.png 36w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_20-400x224.png 400w, https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Screenshot_20.png 637w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PASIVIZIMI I ADRESAVE N\u00cb KRAHIN\u00cbN E PRESHEV\u00cbS, MEDVEGJ\u00cbS DHE BUJANOCIT Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptar\u00ebve etnik\u00eb dhe autokton\u00eb n\u00eb Serbi \u00a0 Pasivizimi, fshirja ose pezullimi i adresave t\u00eb banimit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Krahin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tep\u00ebr serioze e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb&#8230;<\/p>","protected":false},"author":5,"featured_media":9797,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-9796","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9796"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9796\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9799,"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9796\/revisions\/9799"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shqiperiaimeunike.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}